Kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së COVID-19 do të qëndrojnë në fuqi për Danimarkën deri më 20 prill, njoftoi qeveria ndërsa u bëri thirrje banorëve të saj kundër udhëtimeve jashtë vendit për momentin.

“Kufizimet ekstreme në aktivitetin e udhëtimit janë një element kryesor i përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e infeksionit”, lexohet në deklaratën e qeverisë.

Kushdo që dëshiron të hyjë në Danimarkë duhet të vazhdojë të paraqesë rezultate negative të testit COVID-19 dhe të ketë një arsye të mirë për të bërë udhëtimin.

Qeveria ka shkurajuar, gjithashtu, edhe udhëtimet e biznesit. Përjashtimi i vetëm është për transportin e mallrave përtej kufirit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb