Danimarka do të zgjasë kufizimet, që u kërkojnë udhëtarëve që hyjnë në vend, të paraqesin një arsye të mirë për udhëtimin e tyre dhe një test negativ COVID-19 të marrë në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Transportit.

Shtyrja e masave do të zgjasë deri më 28 shkurt.

Ato janë pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve më ngjitëse të COVID-19 të zbuluar në BM dhe në Afrikën e Jugut.

“Ne duhet të mbajmë kufizimet aktuale në mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ministri i Transportit, Benny Engelbrecht.

Testi nuk është i nevojshëm për fluturimet nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, territoret autonome që janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Shtetasit danezë ende këshilloheshin të shmangnin të gjitha udhëtimet në vendet e huaja.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb