E ftuar në studion e News 24, në një lidhje me Skype ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi pse paketa e ndihmës ekonomike, në Shqipëri nuk krahasohet me vende si Italia apo Spanja, ku të paktën për 18 muaj bizneset do kenë mundësi të mos paguajnë këstet e kredive si dhe do përjashtohen nga disa taksa.

Denaj tha se ndihmat ekonomike vijinë në bazë të rëndesës së situatës shëndetësore, Sipas saj Italia dhe Spanja janë prekur më rëndë se Shqipëria nga COVID 19 dhe bizneset atje kanë nevojë më të madhe për ndihmë.

“Ne si Shqipëri krahasohemi me situatën e përhapjes së sëmundjes, me Italinë e Spanjën, kështu që efekti në ekonomi në shtrirje kohe mund të jetë më i mire te ne. Sot edhe BSH edhe bankat e tjera e kanë vlerësuar të mjaftueshëm këtë ndihmë. Në Itali dhe Spanjë situata është shumë e përshkallëzuar në krahasim me ne, ndaj edhe nevojiten ndihma më të mëdha”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: