Covid-19 është rikthyer sërish në vëmendjen e botës dhe politikës.

Ambasadori i SHBA-ve në Kinë, Nicholas Burns tah sot se Kina do të duhet “të jetë më transparente dhe e sinqertë për atë që ndodhi tre vjet më parë në Wuhan me origjinën e krizës Covid-19”, nëse dëshiron që të punojë bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Burns foli dhe për balonën përgjuese kineze në territoret e SHBA-së dhe pozicionin e Pekinit për luftën në Ukrainë, teksa ka shtuar se janë “dy nga çështjet më të rëndësishme me të cilat po merremi tani”.

Komentet e Burns për Covid-in u bënë në lidhje me forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me polarizimin politik në SHBA dhe se si ai ndikon në pozitën dhe aftësinë e Amerikës për të trajtuar sfidat gjeopolitike.

Diplomatët amerikanë kanë ngritur vazhdimisht nevojën që Kina të jetë transparente për origjinën e Covid-19, por Pekini nuk e ka rritur transparencën.

Departamenti i Shtetit ka kërkuar vazhdimisht që Pekini të jetë transparent në lidhje me origjinën e Covid.

“Është në interesin e të gjithëve, PRC-së, që ata të punojnë me komunitetin ndërkombëtar, të japin një shkallë transparence ndaj hetimeve ndërkombëtare për origjinën e COVID, në mënyrë që as ata, as ne dhe as ndonjë vend në mbarë botën nuk duhet të ketë për të paguar përsëri këtë lloj kostoje të madhe”, tha në nëntor zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Në lidhje me balonën përgjuese tha “Po na fajësojnë ne. Është pak zhgënjyese, sepse mendoj se të gjithë e dinte të vërtetën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb