SHBA

Përhapja e varianteve të reja të Covid-19 të cilat janë shumë ngjitëse kërcënon ardhjen e një “vale të katërt të rasteve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky, raporton BBC. Javën e kaluar ka pasur një rritje të rasteve ditore në SHBA, rreth 77 mijë në 24 orë dhe gati 2 mijë vdekje.

SHBA-ja është e para në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Deri tani në SHBA janë regjistruar 28,664,459 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 514,657 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: