Elton John po organizon koncertin e parë të madh për bamirësi për të mbështetur amerikanët e goditur nga koronavirusi.

Eventi që titullohet “Fox Presents the iHeart Living Room Concert for America”, do të jepet të dielën në mbrëmje. Do të intepretojnë nga shtëpitë e tyre Alicia Keys, Backstreet Boys, Billie Eilish, Mariah Carey, Tim McGraw dhe shumë të ftuar të tjerë që nuk janë publikuar akoma.

Cdo këngëtar do të këndojë nga salloni i tij dhe do të filmohet me aparaturat e tij audio dhe video.’Ideja është të nderohen të gjithë profesionistët e shëndetit, ndihma e shpejtë dhe heronjtë lokalë që po vënë në rrezik jetën e tyre për të ndihmuar personat të luftojnë kundër përhapjes së virusit’, ka thënë një përfaqësues i Fox’, në një prononcim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb