Pandemia e Covid ka vrarë më shumë se pesë milionë njerëz në mbarë botën. Sarah Gilbert, profesoreshë në universitetin e Oksfordit dhe njëkohësisht një nga krijueset e vaksinës AstraZeneca, me përhapjen e varianteve të reja paralajmëron një situatë shqetësuese të pandemisë.

“Pas dy viteve të pandemisë për shkak të një virusi që kanë infektuar më shumë se 265 milionë njerëz në të gjithë botën , duhet të kuptojmë se virusi i ardhshëm mund të jetë edhe më ngjitës apo më vdekjeprurës në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo.

Ndërsa u shpreh se shkenca ka përparuar dhe gjatë pandemisë janë përfituar shumë njohuri , por sërish theksoi se nevojiten financime për tu përgatitur kundër këtij virusi.

Lidhur me variantin e ri , bëri me dije se Omicron përmban mutacione që rrisin përhapjen e Covid dhe se antitrupat e prodhuar pas vaksinimit mund të jenë më pak efektivë në parandalimin e këtij mutacioni, ndërsa bëri thirrje për kujdes më të shtuar.

“Derisa të mësojmë më shumë për këtë variant le të tregohemi më të kujdesshëm dhe le të marrim masa për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: