Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se rritja e numrit të infektimeve me COVID 19 nuk duhet parë si gjëja më shqetësuese.

Ai thotë se pavarësisht shtimit të rasteve, situata në spitale nuk është e rënduar.

“Nuk mund ta mohojmë faktin se po infektohen më shumë raste. Por numri i rasteve të reja nuk do të thotë cdo gjë. Duhet të kemi parasysh se e rëndësishme është mospërmbutja e sistemit shëndetësor. Pra, vëmendja është aty, të mos kemi fluks të madh në spitale. Rastet e reja duhet të izolohen patjetër. Shifrat tregojnë se vetëm 10.6 rasteve aktive janë të shtruar në spital nga rastet e reja, pra më shumë se 80.4% prej tyre janë në shtëpi”, – u shpreh Alimehmeti.

Duke folur për vijueshmërinë e situatës, nëse do të kishim një ulje apo rritje të kurbës, Alimehmeti u shpreh se: “Kjo varet nga testimet. Jemi vendi me nr. e testimeve më të ulëta në Europë. Duhet të kemi më shumë testime që të kuptojmë situatën reale. Kurba e virusit do varet nga testimet që do bëjmë”,- vijoi mjeku.

Ai foli më tej për testime serologjike në masë, në mënyrë që të kuptohet se si dhe sa është përhapur virusi në vend. “Ka ardhur koha për testime seriologjike në masë. Kështu flasim në errësirë dhe nuk e dimë asnjëherë rezultatin real”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: