Qeveria e Estonisë ka rënë dakord për kufizime të reja për të përmbajtur pandeminë, në sfondin e rritjes së vazhdueshme të infektimeve me COVID-19.

Vendi po lufton me një numër në rritje të infeksioneve të reja që prej muajsh tashmë.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se Estonia do të përballet me një muaj mars dhe prill të zymtë.

Hotelet, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve dhe kishat do të lejohen të qëndrojnë të hapura si më parë, por nga e hëna, nuk do të lejohen të përdorin më shumë se gjysmën e vendeve në dispozicion.

Në të njëjtën kohë, Kabineti në Talin uli kufirin maksimal të pjesëmarrjes në ngjarje të ndryshme në 200 persona brenda dhe 250 jashtë.

Saunat, llixhat dhe pishinat do të duhet të pezullojnë veprimtarinë e tyre për publikun e gjerë për dy javë.

Shkollat ​​do të kalojnë në mësimin në distancë për një javë.

Një total prej më shumë se 55 000 raste janë regjistruar deri më tani, që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 514 të tjerë kanë vdekur nga virusi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb