Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas i paralajmëroi bashkëqytetarët e saj për vendosjen e mundshme të një bllokimi antiCOVID-19.
“Kam marrë informacion në lidhje me të ashtuquajturin variant britanik të COVID-19, që po përhapet më shumë nga sa mendohej në Estoni. Shumë më fuqishëm”, shkroi Kallas në Facebook.
“Nëse është kështu, Estonia do të duhet të bllokohet në të ardhmen e afërt”, shtoi ajo.
“Ne ende duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus në mënyrë që të mund të vazhdojmë jetën tonë të përditshme sa më të sigurt të jetë e mundur. Prandaj, bllokime të gjera janë të nevojshme”, shkroi kreu i qeverisë më tej.
Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Estonia ka një nga nivelet më të larta të infektimeve me COVID-19 në Europë.//ATSH