Europa u bë sot rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore.

Tw 52 vendet dhe territoret e rajonit europian patën gjithsej të paktën 500 069 vdekje, duke kaluar Amerikën Latine dhe Karaibet me 477 404 vdekje, SHBA/Kanada me 321 287, Azinw me 208 149.

Që nga tetori, Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë, së bashku me SHBA-nw.

Gati 37 000 vdekje janë regjistruar atje në shtatë ditët e fundit, një nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.

Të martën, 6 800 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë për një vit.

Ndër vendet më të goditura, Belgjika mbetet ajo me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 158 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Italia (110), Bosnjë-Hercegovina (107), Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut (105).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: