FIFA do të shtyjë eliminatoret e vlefshme për Botërorin 2022, që do të zhvillohet në Katar, për zonën aziatike. Ka qenë vetë qeveria botërore e futbollit që ka dalë me një komunikatë zyrtare menjëhërë pas takimit të krerëve më të lartë të Federatës Aziatike të Futbollit.

Në ditët në vijim pritet të bëhen zyrtare vendimet menjëherë pas konsultave me anëtarët e AFC-së. Argumente të tjera të diskutimit kanë qenë ndeshjet e play-off-it për futbollin e femrave mes Koresë së Jugut dhe Kinës si dhe kampionati aziatik i Futsalit në Turkmenistan. FIFA, lexohet në komunikatë, do të vijojë të monitorojë shpërndarjen e COVID-19 në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb