Finlanda do të këshillojë vënien e maskave sanitare në vende publike, me qëllim frenimin e koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

“Provat për efikasitetin e maskave nuk janë veçanërisht të forta, por këto shtesa të vogla në listën tonë të opsioneve në dispozicion janë të garantuara”, tha organi i Shëndetit publik, THL.

Vënia e maskave këshillohet tani për këdo mbi 15 vjeç, në transportin publik dhe situata të tjera, ku distancimi shoqëror nuk mund të ruhet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb