Pasi lajmëroi financimin e bollshëm që UEFA ka vendosur t’u shpërndajë 55 federatave që bëjnë pjesë në të në të, presidenti Aleksandër Ceferin, ka deklaruar se tashmë është momenti që futbolli të rikthehet në qendër të jetës.

“Sporti ynë po kalon një sfidë të pashoqe të provokuar nga Covid-19. Për pasojë, kemi ndarë një pagesë deri në 4.3 milionë euro për çdo federatë, që do të derdhet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe atë që do të vijë dhe që anëtarët tanë mund ta përdorin në mënyrën më të arsyshme për të ndihmuar komunitetin futbollistik”.

“Besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë të gjithë dhe jam krenar për unitetin që futbolli po tregon gjatë kësaj krize. Pa asnjë dyshim, futbolli do të kthehet shpejt në qendër të jetëve tona, do të kthehemi në normalitet. Kur të vijë momenti, futbolli duhet të jetë gati t’i përgjigjet kësaj thirrjeje”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb