Kryeministri francez, Jean Castex nuk përjashtoi sot një mbyllje tjetër të kufijve me Spanjën, i pyetur gjatë një vizite në qytetin e Prades, në rajonin kufitar të Pireneve-Orientale (jugperëndim), për rishfaqjen e COVID-19 në Katalonjë.

“Ne po e mbikëqyrim situatën nga afër, këtu veçanërisht, sepse është vërtet një çështje që duhet ta diskutojmë gjithashtu me autoritetet spanjolle”, konfirmoi Castex duke iu përgjigjur një pyetjeje për situatën shëndetësore në Spanjë dhe një mbylljeje të mundshme të kufijve.

Në Spanjë, rreth katër milionë banorëve të rajonit të Barcelonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve të nevojës së parë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Kufijtë mes Francës dhe Spanjës u rihapën më 21 qershor, pas tre muajve të një kufizimi strik nga ana spanjolle për të frenuar pandeminë.

Spanja është një prej vendeve më të prekuara nga pandemia me më shumë se 28 400 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb