3 fitore në shtëpi, 7 barazime dhe 12 fitore në transfertë, në 22 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Bundesligë, janë një konfirmim i pastër se faktori fushë nuk ekziston më pas Covid-19. Në këtë përfundim ka dalë një studim në gjermani i cili do ti shërbej shumë ekipeve jo vetën në Bundesligë por dhe në të gjithë botën ku do të luhet futboll me rregullat e reja të imponuara nga kjo pandemi. Mungesa e tifozëve rëndon më shumë tek ekipet pritëse se sa ato udhëtuese me këta të fundit që janë më të qetë në aspektin psikologjik, gjithashtu mungesa e tifozëve ndikon edhe tek arbitrat në fushë, këtë herë për mirë. Duke iu referuar këtij studimi që ka marrë për bazë ndeshjet e zhvilluara pa tifozë që nga sezoni 2002/2003 deri më tani, në total 161 ndeshje, në 46% të rasteve kanë fituar ekipet pritëse, pa publik kjo shifër zbret me 10%. Ekipet udhëtuese kanë fituar vetëm në 26%, pa tifozë 34%.

Kimish
Kimish

Numri i golave gjithashtu është reduktuar për ekipet vendase. Nga 1,45 gola për ndeshje, pa tifozë ka shkuar në 1,23 gola për ndeshje. Kjo tendencë ka ardhur në rritje në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Bundesligë ku 13,6% të ndeshjeve janë fituar nga ekipet vendase, 31% barazim dhe 54% kanë fituar ekipet udhëtuese, një shifër që përmbys një nga rregullat më të vjetër në botën e futbollit, faktorin fushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: