Covid-19 ka prekur në themel financat e klubeve, është thuaje e pamundur që në futboll të flitet më me shifra të tilla që jemi mësuar vitet e fundit. Sigurisht që merkato do të vijoj por këtë herë do të jetë shumë ndryshe, pa para kesh por me shkëmbime lojtarësh. Pogba pritet të jetë një nga futbollistët më të lakuar, pasi si lojtari ashtu dhe Man.United kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në shtëpinë e “djajve të kuq” janë të vetëdijshëm se nuk mund të përfitojnë shumë nga shitja e Pogba, fakt të cilin e pranoi publikisht, Ed Woodward: “Më mirë të mos krijojmë iluzione, kush flet për transferime qindra milion euro këtë verë injoron realitetin”, u shpreh zëvendës presidenti ekzekutiv i Man.United.

Pogba
Pogba

As Juventus, klubi që aq shumë kërkon shërbimet e Pogba, nuk mund të shpenzoj shumë këtë merkato por sigurisht janë të gatshëm të negociojnë për shkëmbime lojtarësh. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë disa lojtarë që i pëlqejnë drejtuesve të Man.United, lojtarë si Douglas Costa, Miralem Pjanic, Alex Sandro, apo Ramsey dhe Rabiot. Të gjithë këto lojtarë mund të largohen nga Juventus, mbetet vetëm që palët të bien dakord për të rikthyer sërish Pogba në Torino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb