Nuk mund të ndodhte ndryshe. Edhe klubet e futbollit shqiptar pritet të preken nga kriza financiare që shoqëron ndërprerjen e kampionateve për shkak të Coronavirus. Për këtë arsye Liga Profesioniste kërkon ndihmën e qeverisë për të përballur sa më lehtë këtë situatë. Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, klubet e Suprligës, shumica e të cilëve financohen nga prsidentë biznesmenë kërkojnë përfshirjen e tyre në skemën e ndihmës ekonike.

Liga
Liga

“Si rezultat i pezullimit të aktivitetit, 10 klubet anëtare të Ligës kanë pësuar një dëm të konsiderueshëm financiar, i cili konsiston në zvogëlimin e të ardhurave nga reklamat, sponsorizimet dhe shitja e biletave dhe për pasojë ka krijuar vështirësi në pagimin e sportistëve dhe stafit teknik të tyre. Në këto kushte kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të nenit 42/6 të Ligjit të parashikoni përfshirjen e 10 klibeve anëtarë të Ligës Profesioniste të Futbollit si subjekte që do të kompensohen me vendim të Këshillit të Ministrave për dëmet e shkaktuara si pasojë e epidemisë së Covid-19”, lexohet mes të tjerash në letrën që Liga e Futbollit i ka dërguar qeverisë shqiptare.
(balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb