Një punonjëse në një fasoneri në Berat rezulton “pozitive” me SarsCov2.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se e infektuara 44-vjeçe nga qyteti i Kuçovës, punonte në një fasoneri të prodhimit të çantave në Berat.

Ajo mendohet të jetë infektuar nga një familjar i saj që ka rezultuar “pozitiv” disa ditë më parë. 44-vjeçarja kishte 4-ditë që nuk paraqitej në punë, që prej ditës së kryerjes së tamponit por mbërritja “pozitive” e tamponit të saj ka vënë në alarm kolegët e repartit ku ajo punonte.

Mesditën e sotme, mësohet se është kryer dezinfektimi i disa reparteve të fasonerisë si dhe mbyllja e përkohshme e repartit ku punonte 44-vjeçarja nga Kuçova.

Po kështu, janë karantinuar punonjëset e repartit si dhe është bërë tamponi kontakteve të saj të afërta brenda punës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb