Thirrjet për masa më të rrepta, që i ngjajnë bllokimit që Gjermania vendosi në fillim të pandemisë, po shtohen, të të nxitura nga rritja e infektimeve të COVID-19.

“Ne e dimë se si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të synuar”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin.

“Ne dimë, gjithashtu, duke parë numrat në rritje të infektimeve, se nëse nuk u përmbahemi atyre që dimë për virusin, ne kthehemi në situata që janë përfundimisht të vështira “, shtoi ajo.

Kancelarja foli para bisedimeve të së mërkurës me krerët e 16 landeve , gjatë të cilave ajo pritet të kërkojë për kufizime më të ashpra.

Sipas gazetës “Bild”, këto masa mund të përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve, si edhe ndalimin e ngjarjeve të ndryshme, ndërsa shkollat ​​do të mbeten të hapura, nëse rajonet nuk përballen me shpërthime të rënda të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb