Qeveria gjermane etiketoi sot të gjithë Italinë si një zonë rreziku për shkak të rritjes së numrit të infektimeve COVID-19, si pjesë e një liste të re për zonat e rrezikut.

Rajonet e klasifikuara tani si zona me rrezik nga Instituti Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjes përfshijnë: Danimarkën, me përjashtim të Groenlandës dhe Ishujve Faroe, Greqinë veriore ashtu edhe provincën përreth Athinës, Portugalinë kontinentale, pjesën më të madhe të Suedisë, si edhe disa rajone në Estoni, Letoni, Lituani dhe Norvegji.

Gjermania kërkon testin e detyrueshëm të COVID-19 nga udhëtarët, të cilët kthehen nga rajonet që i klasifikon si zona me rrezik.

Udhëtarëve, gjithashtu, mund t’u duhet të bëjnë karantinë, në varësi të rregullave të nxjerra nga shtetet individuale federale.

Vlerësimi i ri hyn në fuqi të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb