Grumbullimet e mëdha do të vazhdojnë të jenë të ndaluara në Gjermani deri në nëntor për të kufizuar çdo përhapje të koronavirusit të ri, sipas një projektmarrëveshjeje mes qeverisë federale dhe rajoneve.

“Ngjarjet e mëdha, të tilla si festivale, festa në fshat, qytet, rrugë, ngjarje për promovimin e verës, turne xhirimi apo panaire nuk do të jenë të mundura aktualisht dhe (…) të paktën deri në nëntor”, sipas projektmarrëveshjes.

Do të jenë të autorizuara vetëm mbledhje më të kufizuara, që lejojnë distancën fizike mes pjesëmarrësve, të cilët duhet të mbajnë maskën dhe një aplikacion për gjurmimin e kontakteve.

Një distancë minimale prej 1,5 metrash do të mbetet në fuqi në hapësirën publike.

Shkollat ​​dhe qendrat ditore do të vazhdojnë rihapjen e tyre graduale, e cila duhet të përfundojë pas verës.

Qeveria dhe rajonet gjithashtu inkurajojnë gjermanët të përdorin aplikacionin, në fuqi që nga dje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: