Ministria e Brendshme gjermane nuk përjashtoi mundësinë e mbylljes së kufijve në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Gjatë takimit, që do të mbahet  mbi COVID-19, mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe drejtuesve të landeve, të gjitha mundësitë do të parashikohen.

Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, kishte kërkuar më parë një strategji europiane kundër koronavirusit, duke shtuar se nëse kjo dështon, një mbyllje e kufijve kombëtarë do të ishte e arsyeshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb