Gjermani parashikon një lehtësim të shpejtë të masave kufizuese pasi ka menaxhuar mirë përhapjen e koronavirusit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të flasë për këtë çështje sot në mesditë.

Gjermania do të vendosë sot nëse do të marrë hapa vendimtarë për lehtësimin e kufizimit duke lejuar rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe shkollave duke nisur nga muaji maj, sipas një projektmarrëveshjeje mes qeverisë dhe rajoneve.

Vendi synon gjithashtu të autorizojë rifillimin e kampionatit të futbollit në muajin maj, ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Këto masa janë bërë të mundura sepse pas etapave të para të lehtësimit të masave kufizuese, filluar më 20 prill, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka mbetur i ulët dhe asnjë valë e re kontaminimi nuk është regjistruar këto ditë”, nënvizon teksti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb