Gjermania mund të heqë pjesën më të madhe të masave kufizuese kundër koronavirusit deri më 20 mars, sipas një plani që po shqyrtohet nga udhëheqësit federalë dhe shtetërorë.

Sipas propozimit me tre hapa, të rënë dakord midis zyrës së kancelarit Olaf Scholz dhe një asambleje që përfaqëson 16 shtetet e vendit, kufizimet e gjera në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike do të hiqen gradualisht.

“Pas datës së synuar të 20 marsit, disa masa themelore do të mbeten në fuqi për të ngadalësuar transmetimin e virusit siç janë rregullat për vendosjen e maskave mjekësore”, sipas planit.

Shtetet e Gjermanisë janë përfundimisht përgjegjëse për zbatimin e çdo mase kufizuese ose lehtësimi. Hapi i parë i propozuar do të lejojë takime për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19 deri në 20 pjesëmarrës, në vend të kufirit aktual prej 10 personash.

Për personat e pavaksinuar, kufizimet e kontaktit do të mbeten në fuqi deri më 19 mars, sipas dokumentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb