Gjermania regjistroi sot numrin e saj më të lartë të infeksioneve të reja me koronavirus për një periudhë tremujore, tha instituti qeveritar për sëmundjet infektive.

Instituti ”Robert Koch” (RKI) regjistroi 1 045 infeksione të reja brenda 24 orëve të kaluara, hera e parë që nga 7 maji që numri ka arritur në mbi 1 000.

Kulmi i shpërthimit në vend deri më tani ishte në fillim të prillit, kur Gjermania regjistroi më shumë se 6 000 raste shtesë në ditë.

RKI deri më tani ka konfirmuar të paktën 213 067 raste në Gjermani dhe 9 175 vdekje.

Rastet janë duke u rritur gradualisht kudo dhe ekspertët kanë frikë se kjo e bën më të vështirë ruajtjen e kufizimeve rajonale.

Shkollat ​​në 16 lande do të rihapen në javën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb