Kinematë, muzetë, teatrot dhe restorantet u rihapën sot në Holandë, si një lëvizje e mëtejshme drejt normalitetit që nga fillimi i pandemisë.

Media lokale raportoi se lehtësimi i mirëprit me entuziazëm nga banorët.

Në restorante tani mund të shërbehet edhe në ambientet e brendshme, megjithatë numri i klientëve është ende i kufizuar.

Disa vende organizuan ceremoni për të shënuar rihapjen, të tilla si Muzeu Van Gogh në Amsterdam.

Kinemaja tradicionale Tuschinski u hap me filmin “The Slag om de Schelde” (Beteja në Schelde), që u shfaq premierë në dhjetor 2020, një ditë para se kinematë të mbylleshin për shkak të një bllokimi të ri.

Vendet sportive gjithashtu u rihapën dhe orët e hapjes për darkë dhe pije jashtë u shtynë sërish deri në 22:00/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb