Duke marrë parasysh sfidat me të cilat po përballet bota në ditët e sotme, situata në Afganistan apo pandemia që ka mbërthyer globin, vijon misioni i Organizatës me bazë në Korenë e Jugut, “Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës” (HWPL) drejt një ligji të përbashkët ndwrkombwtar për paqen. Teksa rastet e të infektuarve me coronavirus vijojnë të shfaqen dita ditës, edhe këtë vit samiti i paqes botërore të HWPL-sw u mbajt online, ku morën pjesë mbi një mijë vetë.

Këtë shtator, organizata shënoi 7 vjetorin e samitit të Paqes Botërore. Në eventin e këtij viti u trajtua përparimi i përpjekjeve ndërkombëtare dhe planet për të promovuar axhendën e paqes në epokën ‘Normalja e Re’ duke u zhvendosur nga post-Covid në atë me Covid. Organizatori i këtij eventi ka kryer aktivitete të ndërtimit të paqes me në qendër qytetarët për të krijuar “një kulturë paqeje” të mbrojtur nga OKB-ja.

Gjatw samitit u prezantua veprimi i përbashkët për paqen e qëndrueshme nga sektorë të ndryshëm si e drejta ndërkombëtare, feja, arsimi dhe media. Gjithashtu, ai trajtoi bashkëpunimin ndërkombëtar për të kapërcyer krizën aktuale që kërcënon bashkëjetesën dhe harmoninë e njerëzimit, e cila ka dalë në pah gjatë pandemisë. Përpjekjet për ndërtimin e paqes të udhëhequra nga HWPL për të vendosur bazat ligjore dhe normat ndërkombëtare për paqen janë mishëruar me Deklaratën e Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës (DPCW).

Përveç parimeve themelore të paqes që u janë caktuar kombeve, DPCW ka paraqitur parime që duhen trajtuar në ditët e sotme, të tilla si ndalimi i përdorimit të forcës, nxitja e lirisë fetare dhe pjesëmarrja qytetare për të përhapur një kulturë paqeje. Në veçanti, ajo thotë se përpjekjet për paqen vijnë nga të gjithë anëtarët e shoqërisë globale.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë të arrijmë paqen nëse nuk punojmë të gjithë për të. Kjo është arsyeja pse duhet të inkurajojmë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që të parandalojnë abuzimin verbal dhe të punojnë drejt reduktimit të pabarazive drejt një bote më të qëndrueshme dhe paqësore, “tha ish -Presidentja e Ekuadorit, Dr Rosalia Arteaga Serrano. “Objektivi ynë është t’i japim fund luftërave, të vendosim paqen në botë dhe ta bëjmë atë një trashëgimi të përhershme për brezat e ardhshëm. Pa paqe, gjithçka që ne arritëm të ndërtonim do të shkatërrohej. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë. Pra, për të arritur paqen, a nuk duhet të arrijmë objektivin tonë me të njëjtën frymë?”, tha kreu i HWPL Man Hee Lee gjatë 7 vjetorit të samitit të Paqes Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb