Bjellorusia raporton rastin e parë me COVID-19 në strehimoren e migrantëve në kufi me Poloninë

Bjellorusia ka raportuar rastin e parë të COVID-19 në qendrën e strehimit të emigrantëve pranë kufirit polak të enjten.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë, Belta, një person u infektua me virusin në një objekt magazinimi të një kompanie logjistike që është shndërruar në një kamp migrantësh, përcjell Telegrafi.

Rreth 1000 njerëz kanë fjetur në dyshemenë e strehës në një hapësirë shumë të kufizuar gjatë dy netëve të fundit. Një qendër vaksinimi do të hapet tani në objektin e magazinimit dhe do të administrohet me vaksina kineze Sinopharm, thanë autoritetet bjelloruse.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki e përshkroi situatën si të qëndrueshme me një rrezik në rritje. Rreth 900 emigrantë kanë kaluar natën nga e mërkura deri të enjten jashtë për të 11-ën ditë radhazi pavarësisht temperaturave të ulëta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb