ELBASAN

Elbasani vijon të shënojë raste me COVID-19 në radhët e institucioneve arsimore teksa së fundmi disa nxënës dhe mësues kanë shfaqur probleme serioze.

BalkanWeb mëson se gjatë fundjavës, disa prej të infektuarve ishin mësuesë teksa nuk kanë munguar infektimet as në ditët e tjera, në disa prej shkollave të qarkut, por kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Saktësisht në shkollën ” Luigj Gurakuqi” janë raportuar dy mësues me Covid 19 pozitiv dhe nga një në shkollat “Naim Frashëri”, në 9-vjeçaren e Griqanit, “Qemal Haxhihasani”, Gjimnazet “Dhaskal Todri , “Kostandin Kristoforidhi” dhe shkolla 9-vjeçare Mengel.

Ndërsa në Gjimnazet “Dhaskal Todri” e “Konstandin Kristoforidhi”, në të paktën dy klasa ka patur të paktën nga shtatë nxënës që nuk janë paraqitur në mësim pasi kishin temperaturë dhe pritet rezultati i tamponit të COVID-19.

Në Shqipëri në përgjithësi është vërejtuar një rritje e rasteve me COVID-19 teksa sot ishin 281 në total kurse me hapjen e shkollave në kushte pandemie ka patur mësues të infektuar. Elbasani kishte 14 të infektuar në 24 orët e fundit, por dyshohet rastet vijnë më së shumti nga shkollat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb