Covid 19 hyn në shkollat e Elbasanit, infektohen 19 mësues dhe 6 nxënës

Në rrethin e Elbasanit ku bëjnë pjesë bashkitë: Elbasan, Cërrik dhe Belsh gjatë kësaj fillim jave është konfirmuar se në total rezultojnë të jenë të prekur nga Covid 19, 19 mësues dhe 6 nxënës.
Disa prej tyre janë në vetëkarantinim që prej një jave , ndërsa një numër i konsiderushëm që nga e premtja.

Nxënësit e prekur sipas burimeve zyrtare janë: Një rast në Medresenë e Elbasanit, ndërsa nga një nxënës kanë “Konstandin Kristoforidhi”, “Dhaskal Todri”, “Bardhyl Popa”, “Vasil Kamami”, “IMSA” dhe “Nikola Koperniku” .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: