Bëri realitet një ëndërr, ndërsa ishte gati të jetonte një tjetër më të madhe. Por Myrto Uzuni duhet të presë për të debutuar në grupet e Champions League. Pasi ndihmoi Ferencvaros të kualifikohej mes të mëdhenjve të futbollit europian, sulmuesi priste me padurim të luante kundër yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kjo është e pamundur për momentin, pasi Uzuni nuk ka udhëtuar me skuadrën hungareze për sfidën kundër Barcelonës. Mungon konfirmimi, por sipas mediave lokale, futbollisti shqiptar është prekur nga Covid-19.

Uzuni
Uzuni

Ai nuk ka simptoma, por është i detyruar të qëndrojë në karantinë. Një izolim që i rrezikon edhe përballjen tjetër me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo. Edhe portugezi është infektuar, por rikthimi I tij do të jetë më i shpejtë se ai i Uzunit.

Uzuni 1
Uzuni 1

Shkak janë masat anti-Covid të qeverisë hungareze, që detyrojnë një karantinë të gjatë 1 mujore edhe pas negativizimit nga virusi. Por ky fakt vetëm sa shtyn realizimin e ëndrrës së Uzunit që duhet të presë ndeshjet e kthimit në grupet e Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb