Koronavirusi ka krijuar një epidemi të ëndrrave të këqija duke pushtuar gjumin tonë.

”Mbi gjysma e maktheve (55%) në muajt e fundit kanë pasur SARS-CoV-2 dhe skenarët që lidhen me pandeminë si distancimi shoqëror, vdekja dhe situatat apokaliptike”, sipas një studimi finlandez të kryer nga Universiteti i Helsinkit botuar në revistën ”Frontiers in Psychology”.

Studimi përfshiu mbi 800 individë që ”dhuruan” ëndrrat e tyre dhe më pas u përdor softueri i inteligjencës artificiale (AI) për të analizuar ëndrrat fjalë për fjalë.

Në bazë të fjalëve që përmbahen në to, AI i ndau ëndrrat në 33 grupe tematike nga të cilat 20 u klasifikuan si makthe.

Koronavirusi ishte i pranishëm në 55% të ëndrrave të këqija, duke filluar midis grupeve të ndryshme tematike, ëndrrat e të cilëve bashkoheshin nga fjalë të tilla si distancimi dhe frika se mos ishin në gjendje të shmangnin përqafimet, shtrëngimet e duarve dhe vegimet.

Studiuesit u habitën nga përsëritja e disa termave dhe fjalëve në ëndrrat e njerëzve që janë krejtësisht të huaja për njëri-tjetrin.

Ekspertët gjithashtu analizuan nivelet e stresit të pjesëmarrësve dhe çdo shqetësim të gjumit, duke raportuar, midis shqetësimeve të tjera, rritjen e kushteve të stresit dhe vështirësive për të fjetur.

Sipas studiuesve, zbulimet e tjera që do të vijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale në analizën e ëndrrave, mund të përdoren për të ndihmuar në nxjerrjen e një ”figure” që pandemia ka në shëndetin mendor të njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb