India do të rihapet për turistët e huaj nga 15 tetori, pas një mbylljeje prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë COVID-19, njoftoi qeveria.

“Pas marrjes parasysh të informacioneve të ndryshme, India ka vendosur të fillojë dhënien e vizave të reja turistike për të huajt që udhëtojnë në Indi, nga 15 tetori 2021″, tha Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp.

“Turistët e huaj, transportuesit që ia sjellin ata në Indi, si edhe të gjithë aktorët në aeroporte, duhet të ndjekin të gjitha protokollet COVID-19”, shtoi ajo.

India pezulloi të gjitha vizat për të huajt në mars 2020, kur COVID-19 filloi të përhapet në të gjithë botën, pasi qeveria vendosi një bllokim të rreptë në vend.

Midis marsit dhe majit, India u godit nga një valë e ashpër epidemike, me kulme prej rreth 400 000 infektime dhe 4 000 vdekje në ditë të regjistruara në pikun e krizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb