Kreu i komanduar i gjykatës së Kurbinit, Dedë Miri rezulton të jetë prekur nga Covid-19. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se gjyqtari, i cili ka punuar për 15 vite në minierë, ndodhet i shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë raste me covid-19 janë shfaqur në disa institucione të drejtësisë. Mësohet se në SPAK janë konfirmuar 5 të infektuar me koronavirus, nga të cilët një gjyqtar, një prokuror, një financiare dhe një punonjës i zyrës së shtypit.

Gjithashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, tre prokurorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: