POGRADEC

COVID_19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit. Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ në lagjen nr.2 të qytetit juglindor është mbyllur pasi 4 edukatore janë infektuar me COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 1 javë më parë 2 sanitare të këtij kopshti u infektuar teksa në total ka 14 edukatore, nga të cilat 4 u infektuan kurse të tjerave u është marrë tamponi.

Po ashtu në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb