Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja deklaroi se maskat duhet të bëhen të detyrueshme dhe dorezat duhet të hiqen, kjo për të ndaluar shtimin e rasteve me COVID-19.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Koja tha se nuk mund të ketë një valë të dytë të pandemisë, por vetëm raste shfaqjes së tyre.

“Ngushëllime familjarëve të të ndjerës, dhe atyre që kanë humbure jetën në këtë betejë. Por duhet të ndajmë faktin nëse vdesin nga COVID apo se kanë qenë me të. E vetmja gjë që nuk duhet ndodhte ishte fakti që të prekej QSUT. fakti se Shqipëria ka hapur kufijtë, ishte e pritshme që të rritej rasti me COVID. S’kanë çfarë të bëjnë më. 70-vjeçarja e identifikuar në Korçë me COVID ditët e fundit, kishte ardhur nga jashtë. Hapja e kufijve e bën më fatal rasti që numri i rasteve të rritet. Në këtë momente, rritja e temperaturave do të ulë virulencën e COVID. Në nëntor dhe dhjetor mund të ketë valë të vogla, por jo dallgë. Do vazhdojmë të bashkëjetojmë me koronavirusin. Në këtë mes do të thoja se avantazhi është që në periudhën e verës do të ulet virulenca. Qytetarët e kanë marrë pak lehtshëm, pasi nuk mbajnë maska në ambiente të mbyllura. Duhet të bëhet maska e detyrueshme dhe të hiqen dorezat, ato duhet të hiqen.”, tha Koja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb