Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja, i ftuar në rubrikën “Opinion” News24, tregoi situatën aktuale epidemiologjike në vend. Sipas mjekut, situata është e qëndrueshme, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muaj i vaksinimit të hapur dhe të injektohen me dozat e gjendura, pasi sipas tij mbrohet jeta me 100%.

Ai tha se të gjitha variantet që ndodhen në Shqipëri janë efikase ndaj varianteve Delta.

Mjeku ftoi studentët që të vaksinohen, duke theksuar se në këtë mënyrë nuk rrezikojë vitin akademik. Koja nënvizoi se imunizimi i tufës ende nuk është arritur dhe uljen e rasteve ia atribuoi vaksinimit masiv në vend që ka nisur prej disa muajsh.

Gjergj Koja: Po mund të themi që kur filloi vaksinimi masiv pati relaksim të rasteve dhe situatës. Natyrisht që vaksinimi masiv pati impakt të menjëhershëm. Disa ia atribuojmë imunitetit të tufës, por jemi larg saj. Vaksinimi e ndërpreu zinxhirin e infektimeve. Në korrik kishim 1 rast në hostspitalizim. Për shkak të lëvizjes së njerëzve, numrit të turisteve, rritjes në rasteve të shumë vendeve të botës, sigurisht që Shqipëria s’do të bëj përjashtim nga pushtimi i varantit Delta, që është shumë infektues. Nëse një pacient i infektuar me COVID-19, infektonte 2 persona të tjerë, me Deltën infekton deri në 9 persona të tjerë. Është një variant i rrezikshëm. Padyshim që të sëmurët kronikë dhe moshat e treta janë më të rriskuarit.

PYETJA: Mbi 1 milion e 200 mijë vaksinime në 24 orët e fundit?

Gjergj Koja: Është një trend që do të rritet, me një target të ri që nuk synon vetëm grupet e rriskuara, por do të jenë në fokus të gjitha moshat. Jemi në muajin e hapur, ku të gjithë shqiptarët duhet të vaksinohen. I ftoj të rendin me karta të ID në dorë dhe të vaksinohen. Bota e sheh fare mirë që kemi vetëm një armë në dorë, të paktën e kemi sot atë dhe që është vaksinimi. Duhet lënë mënjane teoritë konspirative, s’ka dallime mes vaksinat, edhe nëse infektohesh mbrohesh nga vdekja dhe e kalon lehtë virusin.

PYETJA: Ka pasur ndryshim të shpërndarjes edhe te moshat më të reja?

Gjergj Koja: I bëj thirrje studentëve të vaksinohen. Është e domosdoshme që të vaksinohen të gjithë studentët, sepse do të jenë ata rrezikojnë dhe vitin akademik nëse nuk vaksinohen. Vaksinuam profesionet e rriskuara, grupmoshat e rriskuara, moshat e treta. Me këtë strategji vaskinimi të popullatës u ndërpre zinxhiri i infektimeve.

PYETJA: Aktualisht sa përqind është imuniteti i tufës në vendin tonë?

Gjergj Koja: S’ka imunitet tufe, jemi tepër larg. Ne na duhet që deri në marsin e vitit tjetër të kemi mbyllur procesin e vaksinimeve. Mos harrojmë që për të shpëtuar nga vdekja arma e duhur është vaksina. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj varianteve Delta. Gjermania dhe Izraeli kanë nisur doza të treta, për moshat e vjetra, por përgjithësisht bëhet thirrje për vaksinë me 2 dozat. Ka një lloj skepticizmi ndaj vaksinës, por të gjitha të mbrojmë. Vaksina kineze të mbron 100% nga vdekja. S’ka arsye të refuzosh vaksinat. Tërë mjekësia botërore është në studim e sipër. Duhet mësuar se sa shkon imuniteti, janë disa pikëpyetje që nuk zgjidhen nëse nuk kemi aleat kohën. Shqipëria prej muajsh ka ndërmarrë një cikël masash që rezultuan efikase. Sot që flasim, Italia, qeveria e Draghit, miratoi vendimin që pa vaksinim nuk hy dot në ambiente të mbyllura. Vendet evropiane kanë hyrë në rrugën e ashpërsimit të masave. Ne kemi marrë masa inteligjente për COVID-in. Kjo ndikoi në ruajtjen e shëndetit mendor të njerëzve, si dhe ruajti ekonominë e qytetarëve.

PYETJA: Ka skeptikë edhe në popullatë që flasin për periudhën e temperaturave të larta. Nëse duhet bërë apo jo vaksinimi, apo duhet pritur shtatori?

Gjergj Koja: Efektet anësore që janë të listuara lidhur me temperaturat, apo elementet e tjera që janë efekte të padëshiruara, s’kanë lidhje me temperaturat e ambientit. I ftoj shqiptarët që ta shfrytëzojnë gushtin dhe të bëjnë vaksinat anti-COVID, sepse janë arma e vetme që na mbron. Masat s’kanë humbur efektshmërinë e tyre duke qenë se ndalojnë mbledhjet masive të njerëzve. Ambientet e hapura janë më ndryshe. Këto janë masa më relaksuese në raport me shifrat që kemi. I këshilloj njerëzit të mbajnë mskat në ambientet e mbyllura, sepse po rriten dhe rastet. Nëse vaksinohemi nuk do të kemi dallgë, por valëza që përballohen jo me masa ekstreme. Rritja e shifrave do të na thotë të jemi në atë alertin e nevojshëm.
Në cilësinë e një politikani aktiv, ish-ministri komentoi zhvillimet e fundit në vend. Ai parashikoi se Parlamenti i ri do të jetë më i ndezur, e kjo do të jetë në të mirë të të gjithëve. Ndërsa kërkesën e ambasadores Yuri Kim për pastrim të tempullit të ligjeve, Koja e cilësoi si diçka jo të re, pasi sipas tij, kjo është dhe kërkesa e të gjithë shqiptarëve.

PYETJA: Ambasadorja Kim ka kërkuar bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës. Ai tha që duhet të ketë spastrime nga listat e deputetëve të zgjedhur që të ketë atje deputetë dinjitoz?

Gjergj Koja: Nëse biem dakord të gjithë që Yuri Kim flet në emër të vet, mesazhi është i qartë. Në këtë mes, kjo ambasadore s’ka thënë gjë të re. Sepse qytetarët thonë çfarë është ky parlament. Kim ka thënë atë që thonë shqiptarët çdo ditë, mendoj që ka ardhur koha të bëhen llogari, edhe nga ata që pretendojnë që bëjnë komshillëqe ndaj SHBA. Kjo s’ka të bëj me prekjen e sovranitetit të Shqipërisë. Kasta politike shqiptare që gatoi 91-in, nuk mendoj që kanë burrërinë politike. Ne duhet të jemi rigoroz përballë paqes me veten tonë. Kërkohet koha e nevojshme, kur pasi të pastrohet Reforma në Drejtësi, radha do të jetë e politikës.

PYETJA: Nga se duhet ta pastrojë veten PS?

Gjergj Koja: Gjithsecili mund të ketë dhe hapësirat e nevojshme për të parë se si mund të përmirësohemi. Kemi disa vakanca në krye të disa bashkive të vendit dhe ato do të jenë mundësi e mirë për të kandiduar njerëz me reputacion, janë mundësi për këtë.

PYETJA: Si e shihni Parlamentin e 9 shtatorit?

Gjergj Koja: Do të jetë e ndezur. Do i bëj nder PS, sepse dot ë dalë nga letargjia e Kujtim Gjuzit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb