Italia planifikon të fillojë administrimin e dozave përforcuese të vaksinave kundër COVID-19 për grupe të caktuara të popullsisë, duke filluar nga 20 shtatori, njoftuan sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe komisioneri i qeverisë për pandeminë, Francesco Figliuolo.

“Së pari, dozat do të bëhen të disponueshme për ata me sistem imunitar të dobësuar”, thanë ata, pasi masa u rekomandua nga shkencëtarët në Agjensinë Italiane të Barnave dhe në task forcën speciale të qeverisë për pandeminë.

Zyrtarët tani po sqarojnë se si të organizojnë fillimin e vaksinave të treta.

Për injeksionet përforcuese do të përdoren vaksinat Pfizer/BioNtech dhe Moderna.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb