Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 6157 raste të reja më Covid nga 331.350 tampo në bëra. Lajmin e bën me dije buletini i ministrisë së Shëndetësisë,, sipas së cilës numri i vdekjeve ka qenë 56, nga 58 të regjistruara të premten.

Të shëruarit janë 6086. Rritet numri i të shtruarve në terapi intensive (+13) ndërsa i të shtruarve në spitale është +40. Indeksi i pozitivitetit qëndron në 1,85%.

Që nga fillimi i pandemisë rastet e regjistruara me Covid janë 4.566.126, ndërsa të vdekur 129.466. Të shëruar janë 4.299.621, ndërsa aktualisht persona pozitiv me virus janë 137.039, me një rritje të 14 raste në 24 orët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: