Pas Krishtlindjes si zonë e kuqe për herë të parë, duket se Italia do të kalojë edhe Pashkën si zonë e kuqe, sipas vendimit të marrë nga qeveria e Mario Draghi-t përballë rritjes së infektimeve dhe rrezikut të ngopjes së spitaleve.

Pas Këshillit të Ministrave, qeveria miratuar një dekret ligj, masat e të cilit do të hyjnë në fuqi nga e hëna, 15 mars dhe do të zgjasin deri më 6 prill.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Lombardia, Marche, Piemonte, Puglia, Veneto dhe Provinca Autonome e Trentos kalojnë në zonën e kuqe, përveç Campania dhe Molise.

Të gjitha rajonet e tjera do të jenë portokalli për shkak të efekteve të dekretit, që anulon zonën e verdhë për të gjithë kohëzgjatjen e tij.

Bazilika mbetet në bilancin mbi të cilin të dhënat po verifikohen nga ministria, ndërsa Sardenja mbetet në zonën e bardhë.

Nesër dhe të dielën, në Piemonte nuk do të jetë e mundur të bëhen vizita nëpër shtëpi.

Kjo është parashikuar nga një urdhëresë rajonale, që do të lëshohet në funksion të kalimit në zonën e kuqe duke filluar nga e hëna 15 mars, e bazuar në atë që u vendos në dekretin ligjor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb