Italia ka përdorur deri më tani, mbi 10 milionë doza vaksinash anti-COVID, për qytetarët e saj.

Sipas të dhënave, plot 10.018.265 vaksina janë injektuar në popullatë deri më tani. Vaksinat e përdorura janë ato të Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.

Lajmi i mirë është dhe njoftimi i bërë nga Agjencia Evropiane e Barnave, e cila sqaroi pak më parë, se vaksinat e prodhuara nga AstraZenecas janë të përshtatshme për çdo moshë, e sipas tyre nuk paraqet asnjë rrezik, edhe pse disa ekspertë Gjermanë pretendojnë të kundërtën.

EMA ka sqaruar edhe një herë tjetër, se deri më tani, nga të gjitha të dhënat e analizuara prej tyre, vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca janë efikase dhe nuk shkaktojnë mpiksje të gjakut.

“Këto raste janë analizuar dhe nuk ka asnjë indikator që thotë se vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca shkaktojnë mpiksje të gjakut”, thuhet në njoftimin e EMA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb