Autoritetet izraelite njoftuan sot një kufizim të tretë të përgjithshëm të paktën për dy javë për të frenuar një rritje të kontaminimeve me koronavirusin e ri, disa ditë pas fillimit të një fushate kombëtare vaksinimi.

Sot, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi përveç të tjerave katër raste të variantit të virusit të shfaqur në Britaninë e Madhe.

“Një kufizim i përgjithshëm do të vendoset duke nisur nga e diela e 27 dhjetorit në orën 17:00 (15:00 GMT) për dy javë”, theksoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një komunikatë.

Kjo masë do të mbahet për të paktën dy javë që numri i rasteve të reja ditore të ulet nën pragun e 1 000 rasteve”, shtoi ajo.

Izraelitët nuk do të jenë në gjendje të lëvizin më shumë se një kilometër nga shtëpitë e tyre dhe shumica e bizneseve do të mbyllen, përveç dërgesave.

Sektorët profesionalë që nuk e mirëpresin publikun duhet të mbajnë vetëm 50% të stafit të tyre në ambiente.

Sidoqoftë, do të jetë e mundur të vaksinohen dhe sistemi shkollor do të funksionojë pjesërisht.

Këtë javë, autoritetet kanë ndaluar hyrjen në vend për shtetasit e huaj që vijnë nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit është zbuluar.

Izraeli ka ashpërsuar gjithashtu masat shëndetësore duke vendosur një karantinë të detyrueshme për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: