Japonia do të vendosë teste për Covid-19 për vizitorët nga Kina kontinentale, njoftoi sot kryeministri Fumio Kishida në përgjigje të përfundimit të ardhshëm të karantinave të detyrueshme pas mbërritjes në Kinë.

Kjo masë e Tokios do të hyjë në fuqi nga e premtja.

Kështu, vizitorët nga Kina do të jenë të vetmit në Japoni që do të duhet të bëjnë automatikisht një test Covid, përveç çdo udhëtari që shfaq simptoma me mbërritjen në territorin japonez.

”Ka informacion se infeksionet po përhapen me shpejtësi në Kinë”, u tha Kishida gazetarëve.

“Kjo po gjeneron shqetësim në rritje në Japoni”, theksoi ai.

Kina njoftoi të hënën përfundimin e karantinave të detyrueshme me mbërritjen në territorin e saj nga 8 janari, gjurmët e fundit të masave të saj drastike kundër pandemisë Covid-19, të cilat ishin në fuqi që nga viti 2020.

Nëse rezultojnë pozitivë pas mbërritjes në Japoni, udhëtarët nga Kina do t’i nënshtrohen një karantine shtatëditore në objektet e caktuara.

”Numri i fluturimeve për në Japoni nga Kina kontinentale gjithashtu do të jetë i kufizuar”, tha Kishida.

Japonia është rihapur plotësisht për vizitorët e huaj.

Në nëntor, 934 500 vizitorë jashtë shtetit arritën në Japoni, rreth 40 për qind e nivelit në nëntor 2019, përpara pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: