Japonia do të blejë 150 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga kompania amerikane Novavax, me kusht miratimin rregullator të këtij produkti, njoftoi sot grupi farmaceutik japonez, Takeda, që do ta prodhojë dhe do ta shpërndajë në vend.

“Takeda, që kishte njoftuar në gusht 2020 se kishte fituar nga Novavax të drejtat për zhvillim, prodhim dhe shitje në Japoni të vaksinës së saj eksperimentale, po përgatitet të fillojë shpërndarjen në Japoni që prej fillimit të 2022”, theksoi ai në një komunikatë.

Kompania bioteknologjike amerikane Novavax konfirmoi në qershor se vaksina e saj ishte efikase me më shumë se 90 për qind, duke përfshirë këtu kundër varianteve, sipas një studimi të realizuar me 30 000 persona në SHBA dhe në Meksikë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb