Daniele Rugani dhe Blez Matuidi janë shënuar nga Covid-19. Ka qenë vetë klubi i Juventusit që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar se mbrojtësi dhe mesfushori kanë zhvilluar tamponin e dyfishtë, dhe të dy kanë rezultuar negativë.

“Daniele Rugani dhe Blez Matudi kanë kryer, sipas prokollit, kontrollin e dyfishtë me testet diagonistikuese (tamponët) për koronavirusin Covid-19. Testet kanë dhënë përgjigje negative. Lojtarët janë të shëruar dhe nuk janë më të detyruar që t’i nënshtrohen regjimit të izolimit shtëpiak”, shkruan klubi kampion i Italisë.

Një lajm i mirë ky për klubin bardhezi, që tashmë pret me padurim përgjigjet e Paulo Dibalës, i cili, sipas “Gazzetta Dello Sport”, ka dalë negativ ndaj testit të parë dhe pret përgjigjen e të dytit në ditët në vijim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb