Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i ngarkuar nga kryeministri Edi Rama si ministry përgjegjës për menaxhimin e ekonomisë në kohën e koronavirusit, tha në një lidhje “Skype” në emisionin Real Story, në News24, se ekonomia globale do të pësojë recension, për shkak të përhapjes masive të COVID-19.

Sipas ministrit Ahmetaj, përhapja e koronavirusit në Shqipëri ka krijuar një gropë të pafundme në ekonominë tonë, e cila do të shihet në fund të kësaj situate.

“Shteti do ndihmojë me strukturat shtetërore. Iu kemi dyfishuar 70 mijë familjeve masën e ndihmës ekonomike. 80 mijë lekëshi që i shkon familjes në nevojë nuk është shumë, sigurisht, ne nuk mburremi dot, por duhet të mbulojmë gropën, që ka hapur armiku i padukshëm. Kur të mbarojë kjo luftë, fundi i gropës do jetë aq e thellë, dhe pas kësaj Shqipëria do të hyjë në një plan marshall për të rimëkëmbur ekonominë. Për shkak të COVID-19, që ishte e pallogaritur, gropa është e pafundme. Analistët ekonomikë tregojnë për një rënie ekonomike globale”, tha Ahmetaj.

Pyetje: Naftëtarit e Ballshit ankohen se janë pa bukë…

Ahmetaj: Rasti i naftëtarëve ka të bëjë me një fenomen ndryshe nga koronavirus, ndryshe nga kriza aktuale. I them naftëtarëve se ashtu siç i kemi ndihmuar, prapë do t’i ndihmojmë. Tani po fokusohem tek armiku i padukshëm, që ka sjellë me vete rënien kolosale ekonomike, që është armik i dukshëm. Recesioni global duket se do të ndodhë, edhe në vendin tonë prek punësimin, eksportet, remitancat, kursimet, çmimet, të gjitha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb