Për shkak të situatës shkatërruese COVID-19 në Indi, Komisioni Europian po bën thirrje për kufizime më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga ky vend i Azisë Jugore.

Ekzekutivi i BE u bëri thirrje të 27 vendeve anëtare që të ndërmarrin veprime të koordinuara për të frenuar përhapjen e variantit të virusit B.1.617.2 të zbuluar në Indi.

“Vetëm personat me arsye bindëse për të udhëtuar duhet të lejohen të hyjnë në bllok”, theksoi KE.

Kjo përfshin çështje të ngushta familjare, si edhe arsye humanitare.

Qytetarët dhe banorët e BE-së në Indi, si edhe familjet e tyre, lejohen ende të udhëtojnë në Europë.

“Sidoqoftë, masa paraprake shtesë shëndetësore duhet të zbatohen për ta, duke përfshirë testimin dhe kërkesat për karantinë, pavarësisht nëse vaksinohen”, shtoi KE.

Varianti i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Indi tani është zbuluar në më shumë se 40 vende, sipas OBSH-së.

Të hënën, organizata shëndetësore e klasifikoi atë si një variant të “shqetësimit global”, për shkak të provave të aftësisë së tij për t’u përhapur më lehtë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb