Kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë e COVID-19 kanë shtuar atë që Këshilli i Europës e përshkruan në një raport të ri si “prapambetje demokratike” në të gjithë kontinentin.

Sipas Sekretares së Përgjithshëm, Marija Pejcinovic Buric, madje “veprimet legjitime nga qeveritë për t’u marrë me virusin kanë kufizuar liritë në mënyra që do të ishin të papranueshme në kohë normale”.

“Ekziston rreziku që kultura jonë demokratike të mos shërohet plotësisht”, paralajmëroi Pejcinovic Buric.

Të 47 vendet anëtarët të Këshillit, që përfshijnë disa nga vendet më të goditura nga pandemia, kanë hyrë e kanë dalë nga bllokime me kohëzgjatje dhe ashpërsi të ndryshme që nga marsi i vitit 2020.

Një nga bllokimet më të gjata ishte ai i vendosur për herë të tretë në Irlandë, që hyri në fuqi në fund të dhjetorit dhe përfundoi vetëm të hënën, megjithëse shumë kufizime mbeten në vend, siç është ndalimi i rihapjes së restoranteve.

Këshilli tha se “kufizimet dhe masat e lidhura me COVID-19 nuk duhet të jenë vetëm të domosdoshme dhe proporcionale, por edhe të kufizuara në kohëzgjatje”.

“Kufizime të tilla janë të lejueshme vetëm nëse janë të ligjshme, proporcionale me nevojën për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike dhe janë jodiskriminuese”, shtoi KiE.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb