Vazhdon të rëndohet situata nga Covid-19 në botë.

Autoritetet shëndetësore kineze kanë publikuar udhëzime të reja dhe më të rrepta mbi përdorimin e maskës, e cila tani është përsëri e detyrueshme edhe në ambiente të jashtme, për të përballuar ringjalljen më të keqe të koronavirusit në vend për më shumë se një vit.

Aktualisht, më shumë se gjysma e provincave kineze janë në bllokim, ndërkohë që po kryhen teste masive kundër Covid dhe kufizime udhëtimi të vendosura përsëri për dhjetëra miliona banorë. Një situatë shumë e ndryshme, në krahasim me disa javë më parë, kur jeta në Kinë u kthye kryesisht në normale, përveç disa shpërthimeve të izoluara të infeksioneve dhe në shumë qytete banorët nuk mbanin më maska.

“Njerëzit janë bërë më pak të vetëdijshëm për parandalimin e Covid-19 ndërsa pandemia zvarritet,” komentuan ekspertët.

Ndërkohë Irani do t’i mbyllë për gjashtë ditë bizneset jothelbësore për shkak të rritjes së rasteve dhe vdekjeve si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Ali Reza Raisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Iranian të Luftës Kundër Koronavirusit, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror se vendi ka shpallur pushim në periudhën 16-21 gusht për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: